Suarez: Ja si mund ta eliminojmë PSG-në

Suarez: Ja si mund ta eliminojmë PSG-në

Sulmuesi i Inter Miamit, Luis Suarez foli pas barazimit 2-2 kundër Palmeiras, i cili u lejoi amerikano-veriorëve të kualifikoheshin për raundin tjetër të Kupës së Botës për klube.

Në këtë raund, skuadra amerikane do të përballen me PSG-në e Luis Enriques, kampione e Evropës një muaj më parë. Sulmuesi i Inter Miami ka folur me superlativa për trajnerin e parisienëve.

“Për mua, Luis Enrique, së bashku me maestro Tabarez, është një nga trajnerët më të rëndësishëm në karrierën time. Ne e dimë sa e vështirë është të përballesh me kampionët e Ligës së Kampionë”, ka thënë Suarez. “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, por ne kemi armët tona për të konkurruar. Ne duhet të korrigjojmë disa gabime që, në ndeshje si kjo, paguhen shtrenjtë”, ka shtuar sulmuesi nga Uruguai.

Share This