Suarez i bashkohet Messit të Inter Miami, mungon vetëm zyrtarizimi

Suarez i bashkohet Messit të Inter Miami, mungon vetëm zyrtarizimi

Sulmuesi Luis Suarez raportohet se është afër marrëveshje me klubin amerikan, Inter Miami.

Klubi amerikan dhe lojtari sipas medieve të huaja, tashmë kanë arritur marrëveshje dhe se kanë mbetur vetëm edhe disa detaje të vogla në mënyrë që të zyrtarizohet kalimi i ish-yllit të Barcelonës tek klubi amerikan.

Suarez do të ribashkohet me tre ish-lojtarët e tij tek ‘Blaugranat’, Lionel Messin, Jordi Alba dhe Sergio Busquets.

Suarez, i cili po shkon drejt fundit të karrierës, thuhet se do të firmos kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi për një vit tjetër, nëse gjithçka shkon si duhet në MLS.

Share This