Suarez: E ardhmja me Messin? Unë vuaj fizikisht
Para se t’i thotë lamtumirë Gremio-s dhe gjithë Brazilit, Luis Suarez, ka folur për të ardhmen e tij në “Radio 890 Sport”.
Ish-ylli i Barcelonës dhe Atletico Madridit, thotë se i duhet pak kohë për të vendosur për të ardhmen e tij.
Suarez është i lidhur me transferimin tek Inter Miami, atje ku do të ribashkohej me mikun e tij, Lionel Messin.
“Në Miami me Leon? Unë vuaj shumë fizikisht. Trupi im po më jep sinjale të rëndësishme. Unë para çdo ndeshje duhet të marr disa qetësues dhe një injeksion sepse përndryshe nuk do të mund të luaj”, ka thënë Suarez.
“Tani dua të pushojë pak kohë për të vendosur se çfarë të bëjë në të ardhmen. Dua të pushoj dhe të kënaqem me familjen time, sepse djali im ndonjëherë më kërkon të luaj dhe nuk mund ta bëjë nëse vazhdoj kështu”, ka theksuar Suarez.