Suarez dhe Messi “show” në MLS, argjentinasi realizon në mënyrën e pazakontë

Suarez dhe Messi “show” në MLS, argjentinasi realizon në mënyrën e pazakontë

Inter Miami dhe yjet e saj argëtuan të pranishmit në “Chase Stadium” teksa mposhtën Orlando Cityn me shifrat 5-0.

Luis Suarez dhe Lionel Messi ishin protagonistët kryesorë të kësaj shfaqeje me uruguajanin dhe argjentinasin që shënuan nga një dygolësh.

Inter Miami realizoi tre gola në pjesën e parë me Suarez që gjeti rrugën e rrjetës në minutat katër dhe 11 ndërsa asistoi në golin e tretë për Taylor. Në fraksionin e dytë, vëmendja u spostua te Messi që shënoi dygolëshin e tij.

Në të parin personal, 36-vjeçari realizoi me gjoks ndërsa në rastin e golit të dytë, shënoi në një mënyrë të pazakontë për të duke qenë se e dërgoi topin në rrjetë me kokë pas një harkimi të Suarez.

Pas këtij trepikëshi, Inter Miami mban vendin e parë në Konferencën e Lindjes me shtatë pikë pas tre ndeshjeve të para të kampionatit.

Share This