
Stuhitë e forta shkaktojnë përmbytje në Mykonos, Rodos dhe Kios
Stuhitë e forta shkaktuan përmbytje në disa ishuj grekë në detin Egje.
Trafiku u bllokua përkohësisht në ishujt si Mykonos, Paros dhe Kios për shkak të përmbytjeve.
”Shkollat në këto ishuj do të qëndrojnë të mbyllura deri në njoftimin e dytë”, raportoi gazeta e përditshme ”Kathimerini”.
Sipas raportit, deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.
Moti i keq pritet të vazhdojë të paktën edhe një ditë tjetër.
Në Paros, reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje dheu dhe përmbytje të rrugëve.
Dy persona mbetën të bllokuar në makinën e tyre për shkak të përmbytjeve dhe u desh të shpëtoheshin.
Të tjerët nuk ishin në gjendje të largoheshin nga shtëpitë e tyre.
Stuhi breshëri ka goditur edhe shumë zona.
”Në Kios, një traget që po përpiqej të ankorohej nuk ishte në gjendje ta bënte këtë sepse litarët e tij u këputën Nga kalata”, raportoi gazeta e përditshme ”To Proto Thema”.
Anija u detyrua të devijojë për shkak të kushteve të vështira, raporton atsh.