Stuhia dimërore në SHBA, gjendje e jashtëzakonshme në shtatë shtete
Më shumë se 60 milionë amerikanë janë prekur nga një stuhi e madhe dimërore që mund të sjellë reshjet më të mëdha të borës dhe temperaturat më të ftohta në më shumë se një dekadë.
Stuhia e madhe dimërore ka sjellë borë, akull dhe temperatura të ulëta në një zonë të gjerë të SHBA-së, me më shumë se 60 milionë amerikanë në kushte emergjente.
Parashikuesit thonë se moti ekstrem – i quajtur Stuhia Blair – po shkaktohet nga vorbulla polare, një zonë me ajër të ftohtë që qarkullon rreth Arktikut.
Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në shtatë shtete amerikane, me një pjesë të madhe të Kanadasë gjithashtu në kushte emergjente.
Mijëra fluturime janë anuluar ose vonuar, pasi parashikuesit thonë se stuhia e dimrit mund të sjellë reshjet më të mëdha të borës dhe temperaturat më të ftohta në më shumë se një dekadë.
Kushtet në rrugë janë përkeqësuar, me përplasje që përfshijnë kamionë dhe makina, si dhe një zjarrfikës që u rrotullua pranë Salina, Kansas.
Tridhjetë shtete amerikane, që shtrihen nga mesi i vendit deri në bregun lindor – duke përfshirë qytetet kryesore si Uashingtoni DC dhe Filadelfia – janë në kushte emergjente, sipas shërbimit kombëtar të motit (NWS).
Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në shtetet e Kansasit, Misurit, Kentakit, Virxhinias, Virxhinias Perëndimore, Arkansasit dhe pjesë të Nju Xhersit.
Sipas meteorologëve stuhitë e forta të afta për të prodhuar tornado po lëviznin në lindje nga Arkansas dhe Luiziana në Mississippi dhe Alabama të dielën në mbrëmje. /rtk/