Edhe kjo ndodh, rrallë, por ndodh.
Barcelona fiton (2-1) ndaj Alaves, Lewandowski shënon dy gola, njëri me kokë dhe tjetri nga penallti dhe katalanasit festojnë. Dhe deri këtu gjithçka është në rregull. Megjithatë, lajmi i ditës që do të bëjë që mediat spanjolle dhe ato në mbarë botën të flasin gjatë, është një zënkë e supozuar mes Lewandowskit dhe 16-vjeçarit Lamine Yamal.
Në një moment gjatë ndeshjes, Yamal u përpoq të prekte dorën e Lewandowskit për ta uruar në shenjë respekti, por klasi i 2007-ës nuk mori asnjë përgjigje, asnjë shikim, asgjë fare. I injoruar plotësisht nga sulmuesi polak.
Arsyeja? Mbetet ende për t’u kuptuar, por duket se Lewandowski është inatosur me 16-vjeçarin, fajtor për mospasimin e topit. Një gjest që u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe ishte i destinuar të qëndronte në qendër të debatit për ditë të tëra. Po sikur Robert të mos e kishte vënë re? Dyshimi mbetet, por ndërkohë polemikat… rriten.