Struga përmbys Shkëndijën e Tetovës, Shkupi mposht Vardarin

Struga përmbys Shkëndijën e Tetovës, Shkupi mposht Vardarin

Struga fiton përballjen ndaj Shkëndijes së Tetovës me rezultatin 2-1.

Të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro në fakt edhe mund ta humbisnin ndeshjen duke qenë se e panë veten në disavantazh prej minutës së 54 kur Endrit Krasniqi shënoi nga pika e bardhë.

Megjithatë, kartoni i kuq i Erald Çinarit në minutën e 62-të iu dha më shumë shpresë vendasve të cilët gjetën golin e barazimit në të 73-tën me Compaore.

Dy minuta më pas, Struga shënoi edhe golin e përmbysjes me anë të Radeskit dhe më pas e menaxhoi deri në fund avantazhin.

Pas kësaj fitoreje, Struga ngjitet në kuotën e 27 pikëve në vend të dytë, duke parakaluar Shkëndijen e Tetovës që mbetet me 25 pikë në vend të tretë.

Në ndeshjen tjetër, Shkupi fitoi me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Vardarit. Vendasit shënuan nga një gol për pjesë me Voshën në pjesën e parë dhe në fraksionin e dytë me Kukën.

Pas këtij trepikëshi, Shkupi ruan kryesimin e kampionatit me 28 pikë ndërsa Vardar mbetet në vend të fundit me 11 pikë.

Share This