Struga humbet, por kalon në fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës

Struga humbet, por kalon në fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës

Klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Struga ka arritur suksesin më të madh në historinë e tyre.

Struga është kualifikuar në fazën e play-off-it në Ligën e Konferencës, edhe pse sonte u mund nga Swift Hesperange i Luksemburgut, me rezultat 2-1, në ndeshjen kthyese, megjithatë, skuadra shqiptare falë fitores në ndeshjen e parë prej 3-1, kalon në rundin tjetër të kësaj gare evropiane.

Struga e para kalojë në epërsi me golin e Ibraimi (17’), megjithatë, skuadra nikoqire me një gol te Gustavo (70’) dhe një goli të Akhalaia (90+4’), përmbysi epërsinë e Strugës, duke fituar këtë sfidë me rezultat 2-1.

Megjithatë, është skuadra shqiptare që kalon tutje në Ligën e Konferencës.

Share This