Stone-s shpëton City-n në derbin ndaj Arsenalit

Stone-s shpëton City-n në derbin ndaj Arsenalit

Kryederbi anglez mes Man Cityt dhe Arsenalit, është mbyllur baras 2-2, ndeshje kjo e zhvilluar në ‘Etihad Stadium’ në kuadër të Premier Leagues.

Përballja mes këtyre dy skuadrave të mëdha angleze, ka prodhuar një superndeshje me aksion të mira, raste të shumta dhe katër gola të shënuara.

‘Topçinjtë’ të cilët nga 45-të luajtën më një lojtarë më pak në terren pas largimit të Trossard me karton të kuq, ishin afër fitores pasi që ishin në epërsi prej 1-2, falë një goli të Calafiori (22’) dhe Magalhaes (45’), megjithatë, krejt në fund të kësaj supersfidë kampionët në fuqi të Anglisë ia dolën që të marrin një barazim përmes Stones (90+8’), derisa golin e parë për nikoqirët e realizoi Haaland (9’).

Pas këtij barazimi, Arsenal është në krye të tabelës me 13 pikë, një më shumë së City që renditet në vendin e dytë.

Share This