Statistikat, Mbappe me numra rekord për golat të shënuar

Statistikat, Mbappe me numra rekord për golat të shënuar

Me dy golat e shënuar në “Estadi Olímpic Lluís Companys”, Kylian Mbappe ka arritur në kuotën e 48 golave të shënuar në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Sulmuesi francez është vetëm 25 vjeç, por statistikat e regjistruara në Champions League janë të një “veterani”.

Mbappe tashmë është mes dhjetë golashënuesve më të mirë të historisë së kompeticionit.

Kështu në ndeshjen me Barcelonën barazoi për gola të shënuar dy goleadorë si Shevçenko dhe Ibrahimoviç.

Mbappe ka numra të rëndësishëm edhe sa u përket golave të shënuar në fazën me eliminim direkt. Kështu në 12 ndeshje ai ka shënuar 15 gola.

Në këtë klasifikim ai ka kaluar Karim Benzema, i cili ka shënuar 14 gola në 34 ndeshje. Në këtë klasifikim special vendi i parë i përket Cristiano Ronaldos, i cili në 39 ndeshje ka shënuar plot 23 herë.

Golashënuesit më të mire të Champions-it:

K.MBAPPÉ:             48 gola në 71 ndeshje

A.SHEVÇENKO:    48 gola në 100 ndeshje

Z.IBRAHIMOVIÇ:  48 gola në 124 ndeshje

T.HENRI:               50 gola në 112 ndeshje

T.MYLER:              54 gola në 149 ndeshje

VAN NISTELROI:  56 gola në 73 ndeshje

RAUL G.:               71 gola në 142 ndeshje

K.BENZEMA:         90 gola në 152 ndeshje

R.LEVANDOVSKI:  94 gola në 120 ndeshje

L.MESI:                  129 gola në 163 ndeshje

1. K.RONALDO:     140 gola në 183 ndeshje

Share This