Statistikat, Haaland me të mëdhatë vlen… gjysmë

Statistikat, Haaland me të mëdhatë vlen… gjysmë

Haaland është një problem për Cityn edhe pse ka shënuar shumë gola.

Sulmuesi norvegjez ka realizuar 83 gola në 92 takime me fanellën e Sitit pra ka një mesatare 0.9 gola për ndeshje.

Përballë skuadrave të mëdha ka shënuar 16 gola në 32 ndeshje ndërsa përballë skuadrave të vogla ka shënuar 67 gola në 60 ndeshje. Mesatarja e golave të shënuar në ndeshjet e mëdha nga Haaland është 0.5 ndërsa në ndeshjet përballë skuadrave të vogla kjo shifër është 1.12.

Në sezonin e parë Haaland shënoi 52 gola në 53 ndeshje. Në Premier League i ka shënuar tre gola në një ndeshje përballë Junajtidit dhe nga një gol në të dy ndeshjet me Tottenham dhe Arsenal. Në Champions i ka shënuar Dortmundit si dhe në dy ndeshjet përballë Bayernit.

Në sezonin aktual Haaland ka shënuar 31 gola në 39 ndeshje. Në Premier i ka shënuar tre gola në dy ndeshje Unitedit, një dygolësh përballë Chelseas dhe një gol Liverpoolit.

Në Champions e vetmja skuadër e madhe, e cila ka sfiduar Cityn ishte Reali ndërsa Haaland në dy takime nuk i ka shënuar asnjë gol.

Share This