Statistikat e frikshme, Interi barazon Milanin dhe bëhet një nga 3 skuadrat e vetme në TOP 5 Ligat Evropiane që…
Interi regjistroi një fitore bindëse në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, teksa mposhti Lacion me rezultatin e pastër 3-0 duke siguruar biletën për në finalen e ditës së hënë ndaj Napolit.
Turam, Çalhanoglu dhe Fratezi ishin autorët e golave për zikaltrit e Inzagit. Për sa i përket statistikave, Interi do të luajë finalen e 12-të të Superkupës së Italisë në historinë e klubit zikaltër, duke barazuar Milanin me po 12 finale, ndërkohë që Juventusi mban vendin e parë me 17 finale të luajtura.
Gjithashtu vlen të theksohet se Interi është një nga 3 klubet e vetme, së bashku me Realin e Madridit dhe Sitin, me 3 lojtarë që kanë shënuar të paktën 10 golat në TOP 5 Ligat Europiane në sezonin 2023-2024, në të gjitha kompeticionet.
Lautaro Martinez është në kuotën e 20 golave, ndërkohë që mbrëmjen e sotme në kuotën e 10 golave u ngjitën Çalhanoglu dhe Thuram. /PS/