Statistika dhe kuriozitete/ 50 vite nga inagurimi i impiantit ku do të luhet Itali-Shqipëri
Më 2 prill të 1974-ës u inagurua impianti i njohur në Dortmund me emrin “Westfalenstadion” (sot “Signal Iduna Park”).
Në këtë tempull të futbollit gjerman Italia dhe Shqipëria më 15 qershor do të laujnë ndeshjen e tyre të vlefshme për Grupin B në fazën finale të Euro 2024.
Por në këtë stadium janë luajtur edhe shumë ndeshje të tjera. Bën përshtypje fakti se nuk ka qenë skuadra vendase e Borussia Dortmund ekipi që ka luajtur ndeshjen e parë në këtë impaint. Shalke 04 mundi 3-0 ekipin e Strobelallee 50.
Ndërsa Borussia e Dortmund debutoi në kë impiant me një barazim 0-0 me Uerdingen në një duel të vlefshëm për Divizionin e Dytë. Përveç atij takimi Borusia e Dortmund ka zhvilluar plot 1,045 takime të tjera zyrtare në “tempullin” ku u ngrit edhe fama e “Murit të verdhë”.
Burkhard Segler është autori i golit të parë për Borusian në këtë stadium. Ky gol u shënua më 28 prill të 1974 në fitoren 4-3 që mori Borussia përballë Schwarz-Weiß Essen.
11 ditë më parë po në Dortmund ishte luajtur edhe ndeshja mes Gjermanisë dhe Hungarisë, e fituar nga vendasit në shifrat 5-0.
Më 21 gusht të 1976-ës BVB luajti ndeshjen e parë të vlefshme për Bundesliga-n në “Westfalenstadion” dhe mundi 2-1 Saarbrücken.
Kaluan gjashtë vite dhe në stadiumin më të madh të Vestfalisë u luajt edhe ndeshja e parë e Kupës së Europës. Më 15 shtator të 1982 Borussia barazoi pa gola me Gllasgou Rangers.
11 vite më pas, më 5 maj të 1993, u mbajt edhe finalja e Kupës UEFA mes Borussia-s së Dortmundi dhe Juventusit. Takimi u fitua nga miqtë 3-1, skuadra piemonteze fitoi edhe në Torino 3-0.
Ndeshja e parë e vlefshme për një Botëror ku luante edhe Gjermania u mbajt më 14 qershor të 2006-ës me vendasit, të cilët mundën Poloninë 1-0.