
Starton ndeshja Kosovë-Zvicër, Dardanët synojnë fitore
Ka startuar ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Zvicrës.
Dardanët dhe zviceranët po luajnë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, në ndeshjen vendimtar për parakualifikueset e Kupës së Botës 2027.
Kombëtarja jonë në duel me Zvicrën ka hyrë e motivuar pas fitores ndaj Azerbajxhanit.
Basketbollistët tonë synojnë fitore në duel me zviceranët në mënyrë që të sigurojnë fazën e kualifikimeve për Botërorin 2027.
Kujtojmë se Kosova ka dy fitore e tri humbje, derisa Zvicra ka pesë fitore dhe e ka siguruar kualifikimin.
Vetëm vendi i dytë më i mirë nga tri grupet kualifikuese siguron biletën për fazën e ardhshme.