
Starton ndeshja Kosovë-Islandë
Ka startuar ndeshja ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe Islandës.
Dardanët dhe islandezët po luajnë në ‘Fadil Vokrri’, në ndeshjen e parë të ‘Play-off-it’ në Ligën e Kombeve, ndeshje që po transmetohet drejtpërdrejt në RTK.
Kjo sfidë e cila po zhvillohet në një atmosferë të bukur sportive të krijuar nga tifozët e kombëtares sonë ‘Dardanët’, është tejet e rëndësishme për të dy skuadrat në garën për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve.