Start i furishëm në Paris 2024, Donjeta Sadiku mposht tajlandezen Thananya Somnuek

Start i furishëm në Paris 2024, Donjeta Sadiku mposht tajlandezen Thananya Somnuek

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka fituar kundër boksieres nga Tajlanda, Thananya Somnuek në meçin e zhvilluar të shtunën në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Meçi ishte në kategorinë deri në gjashtëdhjetë kilogramë.

Triumfi ka qenë pas numrimit të pikëve.  Ishte raundi i tretë ai që e bëri dallimin.

Ngadhënjimi i sotëm i hapë rrugën Sadikut për t’u ndeshur me kundërshtare të tjera.

Share This