“Spurs” e nisin me barazim
Tottenham e ka nisur me barazim sezonin e ri në Premier League.
“Spurs” nuk kanë mundur të marrin më shumë së një pikë në udhëtim tek Brentford, duke luajtur baras 2-2, të dielën në kuadër të javës së parë në elitën e futbollit anglez.
Romero pas vetëm 11-të minutave lojë kalojë skuadrën udhëtuese në epërsi prej 0-1. Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe skuadra nikoqire përmes Mbeumo (26’) nga penalltia barazoi shifrat në 1-1.
Dhjetë minuta më vonë, Brentford kalojë në avantazh prej 2-1, megjithatë, Tottenham me golin e Emerson (45’), gjeti golin e barazimit, rezultat më të cilin skuadra shkuan në pushim.
Në pjesëlojën e dytë, rastet nga munguan nga të dy skuadrat, megjithatë, gola më nuk kishte.
Kështu Brentford dhe Tottenham ndajnë pikët në javën e parë të Premier Leagues, ligës më atraktive në Evropë.