Ancelotti merr fitoren e parë, Brazili kualifikohet në finalet e Kupës së Botës 2026

Ancelotti merr fitoren e parë, Brazili kualifikohet në finalet e Kupës së Botës 2026

Ndeshja e parë në shtëpi, në një Sao Paulo plot entuziazëm, i jep Carlo Ancelottit suksesin e parë si trajner i Brazilit.

Pas një performance të dobët në ndeshjen debutuese, trajneri italian dhe “Seleçao” mposhtin Paraguain 1-0 falë golit të Vinicius Junior, duke u kualifikuar matematikisht për Kupën e Botës 2026.

Siguron një biletë për në fazën finale të Botërorit edhe Ekuadori, që barazoi 0-0 në transfertë përballë Perusë. Argjentina (e kualifikuar më herët) ka barazuar 1-1 në shtëpi me Kolumbinë, ndërsa Uruguai ka mposhtur 2-0 Venezuelën. Bolivia fitoi 2-0 në shtëpi përballë Kilit të vendit të fundit.

Kur kanë mbetur edhe 2 ndeshje nga përfundimi i fushatës kualifikuese të zonës së Amerikës Latinë, Argjentina, Brazili dhe Ekuadori kanë siguruar matematikisht një biletë për në finalet e Kupës së Botës 2026.

Share This