Spektakël në “Diego Maradona”, Napoli i Rrahmanit mposht Juventusin e Allegrit
Napoli mposhti Juventusin me rezultatin 2-1 në supersfidën e mbrëmjes së sotme të vlefshme për javën e 27-të të Serisë A.
Golat e Kavarskhelias dhe Raspadorit i dhuruan 3 pikë të arta vendasve, ndërkohë që golin e barazimit të përkohshëm për bardhezinjtë e realizoi Chiesa në minutën e 81-të.
Një duel shumë i luftuar, teksa vlen të theksohet fakti se bardhezinjtë shpërdoruan një mori raste të pastra.
Për Juventusin kjo ishte humbja e katërt në këto 27 javë, ndërkohë që për Napolit ishte fitorja e 12-të.