Spektakël në Champions, feston Reali, Bayerni e Liverpooli
Kanë përfunduar ndeshjet e sotme në Ligën e kampionëve që për herë të parë zhvillohen në një formate të ri.
Real Madridi ka vuajtur por ka shënuar fitore ndaj Stuttgartit me rezultat 3:1.
Gjiganti tjetër Bayern Munich e ka shkatërruar Dinamo Zagrebin duke e mposhtur me rezultat turpërues 9:2. Hary Kane shënoi katër gola, tre nga penalltia. Futbollisti shqiptar Arbër Hoxha këtë ndeshje e ka nisur nga minuta e 72-të.
Spektakël ka dhënë edhe Liverpool që e mposhti Milanon në “San Siro” me rezultat 3:1, raporton ballkani.
Humbje ka pësuar edhe Lille i Edon Zhegrovës që ndeshjen e nisi titullar dhe luajti gjatë 90 minutave.
Më poshtë gjeni komplet rezultatet e ditës së sotme.