Spektakël në “Anfild”, Liverpooli mposht Fulhamin në ndeshjen që u shënuan 7 gola
Skuadra angleze Liverpool është rikthyer te fitorja në Premierligë, pas barazimit me Manchester Cityn javën e kaluar.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp triumfoi sot ndaj Fulhamit, në një ndeshje tejet dramatike dhe që prodhoi shtatë gola.
Ndeshja e zhvilluar në “Anfield” përfundoi me rezultatin 4:3. Kjo ndeshje i takoi javës së 14-t.
Trent Alexander-Arnold (20’, 88’), Alexis Mac Allister (38’) dhe Wataru Endo (87’) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.
Harry Wilson (24’), Kenny Tete (45+3’) dhe Bobby De Cordova-Reid (80’) realizuan për skuadrën mysafire.
Liverpooli pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe renditet i dyti në tabelë, me dy pikë më pak se lideri, Arsenali, dhe dy pikë më shumë se Manchester City, që më vonë luan ndaj Tottenham Hotspur.
Fulhami ndodhet në pozitën e 14-të me 15 pikë.