Spektakël i Cityt dhe Realit në Champions, Juventus mund PSV, triumfon Dortmund

Spektakël i Cityt dhe Realit në Champions, Juventus mund PSV, triumfon Dortmund

Këtë të martë Champions League luajti disa nga ndeshjet e Play Off.

Vëmendja më e madhe ishte e përqëndruar në Manchester, aty ku sfida mes Cityt dhe Real Madrid përfundoi 2-2.

I pari që shënoi ishte Haaland, ndërsa Mbappe vendosi ekuilibrat.

Haaland riktheu sërish në avantazh anglezët, por goli i Dias në fund prishi festën e të besuarve të Guardiolës.

Skuadra e kualifikuar kështu, vendoset në ndeshjen e kthimit.

Dortmund fiton 0-3 ndaj Sporting, me golat e Guirassy, Gross e Adeyemi. Juventus mund 2-1 PSV.  McKennie e Mbangula nderuan “Zonjën e Vjetër”, ndërsa goli  i holandezëve mban firmën e Perisic.

Share This