Specialja: Thaçi lejohet të qëndrojë në familjen e ngushtë për nderime

Specialja: Thaçi lejohet të qëndrojë në familjen e ngushtë për nderime

Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, kanë konfirmuar për RTKlive vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderaj për të vizituar varrin e babait të tij Haxhi Thaçi.

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës, Michael Doyle, tha se për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyryr në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë.

“I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, tha zëdhënësi i Gjykatë Sepciale, Michale Doyle, raporton rtk.

Ai tha se kjo është vizita e katërt në paraburgim e z. Thaçi në Kosovë. “Deri më tani, katërmbëdhjetë vizita të tilla në Kosovë nga të paraburgosurit janë urdhëruar nga gjyqtarët e Dhomave të Specializuara dhe të menaxhuara nga gjykata”, tha ai.

Share This