Specialja ngre akuzë të re ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë

Specialja ngre akuzë të re ndaj Hashim Thaçit për pengim të drejtësisë

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thait për vepra penale të pengimit të drejtësisë, sipas një Aktpadie të konfirmuar.

Sipas njoftimit të ZPS-së, Thaçi ndodhej në Objektin e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës kur iu dorëzua një fletë-arrestim dhe ndaj tij janë ngritur tre akuza për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tre akuza për shkelje të fshehtësisë së procedurës, dhe katër
akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

Ai do të paraqitet para një Gjykatësi të Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të
Kosovës lidhur me akuzat për vepra penale shtesë të ngritura kundër tij.

ZPS-ja ka njoftuar gjithashtu se ka arrestuar Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun në Kosovë sipas një fletë-arrestimi dhe urdhri transferimi të lëshuar nga një Gjykatës i
Procedurës Paraprake të Dhomave të Specializuara të Kosovës për tentativë të pengimit të
personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Smakaj, Kilaj dhe Fazliu janë transferuar në Objektin e Paraburgimit të Dhomave
të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të paraqiten edhe ata para gjykatës pa vonesa të
papërligjura.

Tutje bëhet e ditur se Hajredin Kuçit i është lëshuar fletëthirrje për paraqitje para Dhomave të Specializuara e cila ka ngritur kundër tij dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i dha ZPS-së
mbështetje operacionale dhe logjistike, dhe Policia e Kosovës dha mbështetje operacionale.
ZPS-ja e merr pengimin e drejtësisë jashtëzakonisht seriozisht dhe do të vazhdojë të hetojë
dhe ndjekë penalisht të gjithë ata që përfshihen në këtë veprimtari”, thuhet në njoftim, raporton rtk.

Share This