Spanja s’lejon befasi, triumfon në udhëtim te Qipro

Spanja s’lejon befasi, triumfon në udhëtim te Qipro

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar fitore ndaj Qipros, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

Spanja triumfoi 1:3 në udhëtim te Qipro, në stadiumin “Alphamega” në Kolossi, shkruan lajmi.net.

Yamal hapi serinë e golave qysh në minutën e pestë të takimit.

Po rrjedhte minuta e 22-të kur spanjollët dyfishuan shifrat me anë të Oyarzabal.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Joselu ia dha goditjen e fundit nikoqirëve me golin e tretë.

Krejt çfarë bën qipriotët ishte goli i Pileas në minutën e 75-të.

Spanja është e para me 18 pikë në Grupin A, ndërkohë Qipro mbetet pa asnjë pikë

Share This