Spanja publikon listën përfundimtare për ‘EURO 2024’

Spanja publikon listën përfundimtare për ‘EURO 2024’

Trajneri Luis de la Fuente të premten pasdite, ka publikuar listën përfundimtare të futbollistëve që do ta përfaqësojnë Spanjën në ‘EURO 2024’.

Evropiani ‘Gjermani 2024’ do të startojë më 14 qershor. Nga lista e teknikut spanjoll janë larguar mbrojtësin e Barcelonës, Pau Kubarsi, Aleiks Garsia i Gironës si dhe Markos Jorente të Atletico Madrid.

Kjo është lista përfundimtare e Spanjës:

Portierë: Unai Simon, David Raja, Aleks Remiro.

Mbrojtës: Karvahal, Jesus Navas, Grimaldo, Kukureja, Le Normand, Laporte, Nacho, Vivian.

Mesfushorë:Rodri, Zubimendi, Merino, Fabian Ruiz, Fermin Lopez, Pedri, Dani Olmo, Baena.

Sulmues: Niko Williams, Lamin Jamal, Oyarzabal, Ferran Torres, Ajoze, Morata dhe Joselu.

Share This