Spanja mposht Italinë, siguron 1/8 e finales në Euro 2024
Spanja ka shënuar fitore në përballje me Italinë, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e ardhshme në Euro 2024.
Ndeshja e xhiros së dytë në Grupin B, që u zhvillua në Gelsenkirchen u mbyll me rezultat 1:0.
Spanjollët e dominuan lojën dhe patën raste të shumta shënimi, por Donnarumma ishte më meritori që mbajti portën e pamposhtur në pjesën e parë.
Fillimisht kërcënoi Nico Williams. Më pas Alvaro Morata doli i vetëm para Donnarummës por nuk arriti ta çojë topin në rrjetë. Ndërkaq, gjuajtjen bombastike të Fabian Ruiz, portieri italian arriti ta devijojë mbi portë.
Megjithatë, presioni i Spanjës solli golin e fitores në minutën e 55-të, kur Riccardo Calafiori realizoi autogol pas harkimit në zonë të Nico Williams.