Spanja e Portugalia nuk gabojnë
Spanja dhe Portugalia nuk kanë zhgënjyer të shtunën në Nations League.
Derisa Spanja ka arritur të fitojë me rezultat minimal 1-0 ndaj Danimarkës në ndeshjen e Grupit 4 të Ligës A , Portugalia ka fituar me rezultat 3-1 ndaj Polonisë në ndeshjen e Grupit 1 të Ligës A.
Në Murcia pjesa e parë ka kaluar pa gola, megjithëse të dy skuadrat kanë pasur disa mundësi.
Fatin e ndeshjes e ka vendosur një goditje e fortë e Zubimendit në minutën e shtatëdhjetë e nëntë, duke e mposhtur portierin danez për t’i dhënë fitoren “Furisë së Kuqe”.
Ndërkohë, në Varshavë, Portugalia ka marrë fitore më të thellë.
Ka qenë Silva ai që e ka hapur serinë e golave në minutën e njëzet e gjashtë, ndërsa Cristiano Ronaldo e ka shtuar një tjetër në minutën e tridhjetë e shtatë. Një autogol nga Bednarek e ka rritur edhe më shumë avantazhin portugez dhe e ka vulosur fitoren.
Polonia ia ka arritur ta shënojë golin e nderit me Zielinskin në minutën e shtatëdhjetë e tetë.