Spalletti u përgjigjet sulmeve: Italia nuk vodhi asgjë

Spalletti u përgjigjet sulmeve: Italia nuk vodhi asgjë

Ukrainë-Itali është ende e diskutueshme, veçanërisht penalltia e supozuar që nuk u akordua për ukrainasit në rastin e ndërhyrjes së Cristante ndaj Mudryk.

Trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti është rikthyer për të folur për atë episod.

“Nuk kemi vjedhur asgjë, e meritonim të kualifikoheshim në Kampionatin Evropian. Nëse dikush e përdor atë episod kundër nesh, nuk është e drejtë, pa parë pjesën tjetër të paraqitjes së ekipit. Ndeshja ishte e vështirë për shkak të presionit që kishte dhe ai episod mund të jetë i dyshimtë, por sigurisht jo aq i qartë sa shumë duan ta bëjnë atë. Na vjen keq”.

Trajneri foli edhe për derbin e Italisë: “Juventus-Inter për titull? Shumë shpejt. Milani dhe Napoli janë ende në pozitë të barabartë sepse i njoh, kam parë cilësitë e lojtarëve që kanë në dispozicion dhe ato të trajnerëve. Janë top klube që mund të fitojnë kampionatin”.

Share This