Spalletti: E gjetëm një Ukrainë të fortë, e rëndësishme që u kualifikuam

Spalletti: E gjetëm një Ukrainë të fortë, e rëndësishme që u kualifikuam

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka thënë se është i lumtur me kualifikimin e Italisë në Evropianin “Gjermani 2024”.

Italia mbrëmë luajti pa gola me Ukrainën, rezultat ky që dërgoi skuadrën “Azurre” në EURO 2024.

“Një barazim që na dha mundësinë të jemi në EURO 2024”, tha Spalletti.

“Ne kishim disa herë mundësi për kaluar në epërsi, por edhe vuajtëm në fund të ndeshje. E gjetëm një Ukrainë shumë të fortë, por e rëndësishme është se ne arritëm qëllimin tonë”, ka theksuar strategu italian.

Share This