Spalletti: Dimarco i dëmtuar, me Kroacinë ishte një mrekulli e kërkuar
Vigjilja e ndeshjes mes Zvicrës dhe Italisë nuk ka qenë pozitive për kampionët në fuqi të turneut. Luçano Spaleti në konferencën për shtyp ka bërë me dije se Dimarko nuk do të jetë mes të grumbulluarve për ndeshjen e nesërme.
“Bastoni është stërvitur dhe na ka lehtësuar shumë me prezencën e tij ndërsa Dimarko është dëmtuar dhe nuk do të jetë në fushë. Mendoj se do të prezantohemi me një mbrojtje me katër lojtarë, por do të jemi më sulmues krahasuar me atë çfarë kemi bërë deri më tani”, tha komisari teknik i Italisë.
I pyetur mbi rivalin e radhës, Spaleti analizoi Zvicrën duke thënë se: ”Janë një skuadër e cila organizohet shumë mirë në fushë dhe në shumë pak raste mund të shikosh hapësira mes reparteve. Ne duhet që të jemi sulmues si në pjesën e dytë kundër Kroacisë. Atë ndeshje e barazuam pasi u treguam këmbëngulës, nuk ishte një mrekulli e rastësishme”.