Southgate zbardh listën përfundimtare të Anglisë për EURO 2024

Southgate zbardh listën përfundimtare të Anglisë për EURO 2024

Përzgjedhësi i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, të enjten pasdite ka zbardhur listën përfundimtare të lojtarëve që do të përfaqësojnë ‘Tre Luanët’ në EURO 2024.

Kampionati Evropian ‘Gjermani 2024’ starton më 14 qershor, derisa tashmë kombëtaret që do të jenë pjesë e këtij eventi të madh, janë në fazën finale të përgatitjeve.

Në listën e Southgate që janë mbetur jashtë janë edhe ylli i Manchester Cityt, Jack Grealish si dhe mesfushori i Tottenhamit James Maddison derisa në Euro 2024 nuk do të jetë as mbrojtësi i Man Unitedit Harry Maguire, që nuk ka arritur të shërohet nga lëndimi që pësoi derisa po përfaqësonte klubin anglez.

Kujtojmë, Anglia ndodhet në grup me Serbinë, Danimarkën dhe Slloveninë.

Anglezët ndeshjen e parë do ta luajnë ndaj Serbisë.

Share This