Southgate për Bellingham: Jemi shumë me fat që e kemi

Southgate për Bellingham: Jemi shumë me fat që e kemi

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate pas ndeshjes me Italinë për kualifikimet e Euro 2024 e ka vlerësuar lart futbollistin e Real Madrid, Jude Bellingham.

Anglia fitoi ndeshjen me rezultat 3-1 dhe Bellingam ishte një nga më të mirët në fushë.

“Mentaliteti i Jude Bellingham është i jashtëzakonshëm për moshën e tij. Të ketë një ndikim të tillë në një moshë kaq të re, të tregojë kaq pjekuri, por edhe përulësi. Jemi shumë me fat që e kemi atë”, ka thënë trajneri anglez. “Isha shumë i kënaqur me mënyrën se si e kontrolluam lojën”.

Bellingham gjithashtu ka lënë gjurmë të menjëhershme te Real Madrid që kur u bashkua nga Borussia Dortmund këtë vit, duke shënuar dhjetë gola në dhjetë ndeshjet e tij të para.

Share This