Southgate: Do të vazhdojmë t`iu dhurojmë njerëzve kujtime fantastike

Southgate: Do të vazhdojmë t`iu dhurojmë njerëzve kujtime fantastike

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, në një intervistë për ‘BBC’, ka folur për kritikat që mori në fillim të Evropianit ‘Gjermani 2024’.

‘Tre Luanët’ tashmë janë kualifikuar në gjysmëfinalen e EURO 2024.

“E pranova këtë punë për të përmirësuar futbollin anglez. Nuk mund ta mohoj se kur gjërat bëhen kaq personale është normale që ata t’ju kritikojnë, por ne jemi në gjysmëfinalen e tretë në katër turne dhe mendoj se do të vazhdojmë t’iu dhurojmë njerëzve kujtime fantastike”, ka thënë Southgate.

“Do të vazhdojmë të japim gjithçka, do të vazhdojmë të luftojmë dhe do të vazhdojmë ta shijojmë këtë rrugëtim”, ka pohuar strategu anglez.

Anglia në gjysmëfinale do të ndeshet me Holandën, ndeshje kjo që të mërkurën mbrëma.

Share This