Sot zbatohet ekzekutimi i pagesave për subvencione
Sot ka filluar ekzekutimi i pagesave të subvencioneve për fermerët kosovarë.
Përmes një njoftimi në ‘Facebook’, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka bërë të ditur se sot fillon i pagesave për fermerët, të cilët janë përfitues të ‘Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2024!’
“3,8 milionë euro për 3906 fermerë përfitues! Fillon ekzekutimi i pagesave për fermerët përfitues të Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2024!”, ka shkruar Peci.