
Sot vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në përpjekjen e shtatë, për të vazhduar konstituimin e legjislaturës së nëntë. Seanca do të nisë nga ora 10:00.
Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me fillim në ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë, ku në rend ditë janë: zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Ndryshe edhe në seancën e e kaluar konstituive, nuk u arrit që deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, të marrë besimin e deputetëve.
Lëvizja Vetëvendosje ritheksoi se nuk kanë kandidat tjetër për kryekuvendar, përveç Albulena Haxhiut.
Në 48 orët e fundit, partitë nuk kanë paraqitur ndryshim qëndrimesh publikisht, raporton rtk.