Sot shqiptarët me sy nga Dortmundi, luhet ndeshja Shqipëri – Itali
Sot sytë e të gjithë shqiptarëve janë të drejtuar nga Dortmundi, atje ku futbollistët kuqezinj do të përpiqen të shkruajnë një faqe të re dhe të lavdishme në historinë e futbollit shqiptar.
Shqipëria sonte përballet me Italinë, në ndeshjen e saj të parë në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Kuqezinjtë kanë zhvilluar mbrëmë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e Dortmundit, duke mbyllur kështu përgatitjet për duelin e parë të kësaj gare madhështore kundër Italisë.
Nën drejtimin e trajnerit Sylvinjo dhe stafit teknik, ekipi kuqezi u stërvit për më shumë se një orë në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja, duke u fokusuar në vendosjet taktike dhe situatat e ndryshme të lojës. Sipas FSHF-së, atmosfera në ekip është shumë pozitive, me të gjithë lojtarët në formë të mirë fizike dhe të gatshëm për të dhënë kontributin maksimal në këtë përballje të rëndësishme.
Ndeshja Itali – Shqipëri do të luhet sot, në orën 21:00 në stadiumin e Dortmundit, e ku pritet të dominojnë plotësisht tifozët shqiptarë, të cilët kanë zbarkuar me numër të madh në Dortmund. /rtk/