Sot seanca ndaj Shabanit e Qerimit, të dy akuzohen për spiunazh

Sot seanca ndaj Shabanit e Qerimit, të dy akuzohen për spiunazh

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të cilët akuzohen për spiunazh.

Bedri Shabani akuzohet se ka ndihmuar Agjencinë e inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë që njihet si BIA, në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që ndërlidhen me UÇK-në përfshirë eprorët e saj si dhe me ngjarjet dhe objektet si spitali ushtarak i UÇK-së në fshatin Molopollc të Shtimës dhe masakrën e Reçakut në atë mënyrë që i pandehuri të dhënat dhe informacionet në fjalë ia kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-së Sergjan Rosiq, përgjegjës për regjionin e Pançevës si dhe kolonel Bogolup Janiveviq ish-komandant i policisë së Serbisë në regjionin e Ferizajt, gjatë kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit ushtarak në masakrën e Reçakut.

Bedri Shabani akuzohet se e ka ndihmuar BIA-n në krijimin e një narrative të pavërtetë me qëllim që të ndërlidhë spitalin ushtarak të UÇK-së të Molopollcit të Shtimes me të ashtuquajturën ‘Shtëpia e verdhë’ në Burrel të Shqipërisë, kinse janë bërë trafikim organesh, si dhe ka vënë në dyshim të vërtetën e Masakrës së Reçakut, raporton rtk.

Sipas aktakuzës të pandehurit me këto veprime e kanë rrezikuar dhe dëmtuar rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës.

Edhe Muharrem Qerimi akuzohet se e ka kryer veprën penale “Spiunazh”, sipas kodit penal të Republikës së Kosovës.

Share This