Sot përpjekje tjetër për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit

Sot përpjekje tjetër për të zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës me fillim në ora 10:00 do të mblidhen sërish sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së nëntë, ku në rend ditë janë: zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe edhe në seancën e e kaluar konstituive, nuk u arrit që deputetja e VV-së Albulena Haxhiu, të marrë besimin e deputetëve.

Me 57 vota për, 46 kundër dhe tri abstenime, kryesuesi Avni Dehari konstatoi se propozimi nuk kalon dhe seancën e ndërpreu.

RTK me fillim nga ora 09:30 do të sjellë një emision special të dedikuar zhvillimeve të fundit politike në vend, raporton rtk.

Share This