Sot përpjekja e 22-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Sot përpjekja e 22-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Deputetët e zgjedhur më 9 shkurt do të mblidhen sërish sot në Kuvendin e Kosovës në përpjekjen e 22-të për konstituimin e Legjislaturës së nëntë.

Deputetët pritet të mblidhen nga ora 11:00 për vazhdimin e 22 me radhë të seancës, në përpjekje për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe të dielën, për herë të 21-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi të dielën, më 25 maj, sërish nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati.

Në sallë ishin 90 deputetë. Kryesuesi procedoi me votimin e komisionit me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, për të cilin votuan pro 53 deputetë, ndërsa 1 kundër dhe abstenime nuk pati.

Në këto rrethana, kryesuesi Avni Dehari njoftoi se Kuvendi do të vijojë punimet e seancës konstituive më 27 maj, në orën 11:00, raporton rtk.

Share This