Sot nis Evropiani i xhudos, Pallati i Rinisë dhe Sporteve arenë e “nxehtë” e xhudistëve më të mirë evropianë
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqir i Kampionatit Evropian të hapur të xhudos.
Pallati i Rinisë dhe Sportit në kryeqytet sot do të jetë arenë e xhudistëve më të mirë evropianë, teksa Radiotelevizioni i Kosovës do të ketë transmetim ekskluziv dhe maratonik të kësaj ngjarje.
Në orën 10:30 do të nisin garat e raundin preliminar, derisa nga ora 17:30 deri në orën 19:00 do të jetë blloku final.
Dje është hedhur shorti i kësaj gare, ku dy kampionet tona olimpike, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, që garojnë në kategorinë -57 kg, mund të përballen mes vete vetëm nëse kualifikohen në finale, natyrisht nëse kalojnë pengesat e mëdha në çerekfinale dhe gjysmëfinale.
Në kategorinë e meshkujve (-57 kg), short më i vështirë është për Akil Gjakovën dhe Dardan Cenën, të cilët për të hyrë në zonën e medaljeve, mund të përballen me medalistë botërorë e olimpikë.