
Sot moti kryesisht i vranët
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët.
Sa i përket temperaturave parashihet ulje, kryesisht në vlerat e maksimaleve.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s. Sipas kalendarit meteorologjik, nesër fillon stina e pranverës meteorologjike, e cila do të zgjasë deri me 31maj”, njofton IHMK.