
Sot mot me diell, temperaturat arrijnë deri 20 °C
Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira parashihen rreth relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s.