
Sot Moldavi U21-Kosovë U21
Kombëtarja e Kosovës U21 sot në Turqi luan miqësoren me Moldavinë.
Dardanët e rinj ndaj Moldavisë zhvillojnë miqësoren e dytë në Turqi, ndeshje që do të luhet në Belek.
Kosova pak ditë më parë humbi miqësoren kundër Turqisë (2-1).
Kombëtarja jonë ka disa ditë që po qëndron në kampin stërvitor në Antalya.
Ndeshja Moldavi-Kosovë fillon në orën 14:00.