Sot mesohen dy gjysmëfinalistët e fundit të Superkupës në basketboll
Përballjet në Superkupën e Kosovës në basketboll, do të vazhdojnë sot me dy sfidat e radhës çerekfinale të kësaj gare joshëse në vendin tonë.
Peja do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, nga ora 17:00, derisa ndeshja e fundit çerekfinale është mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit, sfidë e cila luhet nga ora 20:00.
Kujtojmë se dje, Sigal Prishtina shënoi fitore ndaj Istogut, ndërsa Trepça mundi Bashkimin.
Sigal Prishtina dhe Trepça do të ndeshen të premten në gjysmëfinalen e parë prej orës 17:00, kurse, gjysmëfinalja e dytë luhet në orën 20:00.
Finalja e madhe e Superkupës do të luhet të dielën prej orës 17:00.