Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së V.

Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së V.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë Veriut do të mbajnë sot mbledhje të përbashkët në Prishtinë.

Zyra e kryeministrit, Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët. Sipas agjendësm në 10:30 – 10:45 pritet mbërritja e delegacioneve e më pas edhe ajo e kryeministrave.

Pas ceremonisë zyrtare dhe fotografisë së përbashkët, kryeministrat Albin Kurti dhe Hristjan Mickoski pritet ta zhvillojnë fillimisht një takim bilateral.

Këtë takim do ta pasojnë takimet bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive, ndërsa më pas pritet të zhvillohet takimi ndërqeveritar.

Nënshkrimi i marrëveshjeve të parapara pritet të bëhet pas takimit. Kurti dhe Mickoski do ta mbajnë më pas edhe një konferencë për media.

Agjenda:

10:30 – Mbërritja e delegacioneve

10:50/ 55 – Mbërritja e kryeninistrave Albin Kurti dhe Hristijan Mickoski

11:00 – Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nga kryeministri Kurti

11:10 – Fotografia e përbashkët

11:20 – Takimi bilateral ndërmjet kryeministrave Kurti dhe Mickoski

11:20 – Takime bilaterale ndërmjet ministrave (homologëve) të qeverive

12:00 – 13:30 Takimi Ndërqeveritar / G2G ndërmjet Qeverive

13:30 – Nënshkrimi i marrëveshjeve bilaterale

13:45 – Konferenca e përbashkët për shtyp kryeministrave Kurti dhe Mickoski.

Qeveria e Kosovës ka miratuar të dielën dy nisma në prag të mbledhjes së përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, që do të mbahet të hënën në Prishtinë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar: Nismën për lidhjen e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovë dhe Qeverisë së Republikës Maqedonisë së Veriut për Implementimin e Marrëveshjes në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboqicë – Jazhincë. – Nismën për lidhjen e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Sektorin e Energjisë në përputhje me politikat dhe strategjitë e tyre”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, raporton rtk.

Share This