Sot Kosova U19-Austria U19, Dardanët e rinj synojnë rezultat pozitiv
Kombëtarja e Kosovës U19 sot do të luajë ndeshjen e parë në kuadër të fazës ‘Elite Round’ për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024.
Dardanët e rinj do të përballen me Austrinë, ndeshje kjo që do të luhet në stadiumin “TSC Trate Gornja Radgona”.
Kosova bën pjesë në Grupin 1, ku janë edhe Spanja dhe Sllovenia. Kjo e fundit është nikoqire e turneut kualifikues.
Kombëtarja e jonë që drejtohet nga përzgjedhësi Adil Maliqi, synon rezultat pozitiv në duel me Austrinë.
Pas sfidës me Austrinë, Dardanët tri ditë më vonë, do të ballafaqohen me Spanjën, po ashtu në orën 16:00 në të njëjtin stadium, derisa përballjen e fundit e kanë kundër Sllovenisë, Kosova e luan më 26 mars, në orën 13:00 në stadiumin “Sportni Park Lendava”.
Kujtojmë se vetëm lideri i grupit kualifikohet për në Evropian.
Ndeshja mes Austrisë dhe Kosovës fillon në orën 16:00.