Sot Kosova-Sllovenia, Dardanët e rinj kërkojnë kualifikimin

Sot Kosova-Sllovenia, Dardanët e rinj kërkojnë kualifikimin

Kombëtarja e Kosovës U19 sot ballafaqohet me Slloveninë, në sfidën e fundit të “Elite Round” për kualifikim në EURO 2024.

Dardanët e rinj ndaj Sllovenisë, luajnë ndeshjen më të rëndësishme në garën për të preku kualifikimin në Evropianin e ardhshëm.

Kosova ka një fitore kundër Austrisë (1-0) dhe një humbje nga Spanja (2-1).

Kosova synon fitore në duel me Slloveninë, por kualifikimi tutje varet edhe nga ndeshja tjetër mes Austrisë U19 dhe Spanjës U19.

Dueli mes Sllovenisë dhe Kosovës fillon në orën 12:00, derisa në të njëjtin orar do të luhet edhe sfida mes Austrisë dhe Spanjës.

Kujtojmë se vetëm fituesi i grupit kualifikohet për në Evropian.

Share This