Sot Kosova-Maqedonia e Veriut, Dardanet synojnë fitoren e radhës

Sot Kosova-Maqedonia e Veriut, Dardanet synojnë fitoren e radhës

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave, sot do të përballet me Maqedoninë e Veriut, ndeshje kjo që luhet në “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja jonë dje kanë mbajtur stërvitjen e fundit para duelit me Maqedoninën e Veriut.

Dardanet vijnë pas fitores së realizuar ditë më parë në Shkup ndaj të njëjtit kundërshtar, derisa optimizmi nuk mungon as për ndeshjen sfidën e sotëm që nis në orën 17:00.

Përzgjedhësja e Kosovës, Anneli Andersen, tha se Kosova pati paraqitje të mirë ndaj Maqedonisë së Veriut në udhëtim dhe gjatë këtyre ditëve përgatitjet janë bërë në mënyrën më të mirë të mundshme që një paraqitje të tillë ta bëjnë edhe si vendase.

Pas dy ndeshjeve të para në grup, vashat e Kosovës gjenden në pozitën e parë me 4 pikë.

Share This